Banorët e fshatit Gjonaj, telashe me rrugë

Mbi 100 familje të fshatit Gjonaj, po përballen me telashe që po iu shkakton rruga e dëmtuar, e banorët për një gjë të tillë po akuzojnë organet përkatëse komunale të Prizrenit për neglizhencë ndaj projekteve që ata po realizojnë.

Plaku Rushit Totaj, shprehet i mllefosur për gjendjen e rrugës, ku pasi janë ndaluar punimet në rregullimin e tërësishëm të rrugës, asfalti i vjetër ishte larguar për t’u zëvëndësuar me një të ri e që në fakt nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Edhe banorët tjerë të lagjes së epërme të fshatit Gjonaj, fajin kryesor për shqetësimin e tyre ia lënë organeve kompetente komunale, duke i kritikuar për neglizhencë në realizim të projekteve në dobi të komunitetit, dhe duke bërë thirrje për zgjidhje të problemit. Për këtë shqetësim të tyre, këta banorë pastaj me veturat e tyre ia mësynë objektit të administratës komunale të Prizrenit, ku ndodhet Drejtoria e Shërbimeve Publike.

Një grup prej disa banorëve të shoqëruar edhe nga përfaqësuesi i fshatit, Sadri Hodaj, kanë zhvilluar një takim me drejtorin e DSHP-së, Osman Krasniqi. Pas takimit, drejtori Krasniqi , tregoi arsyet e vonesave për ekzekutimin e punimeve në këtë rrugë, dhe tha se punimet e kontraktuara do të kryhen deri në fund këtij muaji. Ndryshe, këtë shqetësim të këtyre banorëve lidhur me këtë rrugë e kemi trajtuar me datë 30 janar të këtij viti, dhe shpresojmë se këtij shqetësimi të tyre do t’ i vie fundi dhe se rruga do të rregullohet, ashtu siç premtoi edhe drejtori i Shërbimeve Publike, Osman Krasniqi./TV Prizreni/

Më Shumë

Vajzat e Junior 06 kampione të Kosovës në U16

Skuadra e vajzave U16 e Junior 06 Moni Bau është shpallur kampione e Kosovës, pas fitores ndaj Vushtrria Basket me rezultat 67:45 në ndeshjen...

Ambasadori austriak vizitoi Shkollën e Gjuhëve ‘URA’ dhe Qendrën ÖSD në Prizren

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, z.Georg Schnetzer, ka vizituar sot Shkollën e Gjuhëve "URA" dhe Qendrën e Provimeve ÖSD në Prizren. Ai në këtë institucion...

Lajmet e Fundit