13.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

“Aktakuza kundër drejtoreshës së Arsimit në Prizren është ngritur për çështje teknike”

Komuna e Prizrenit ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës kundër drejtoreshës së Arsimit Xhemile Thaçi Vezgishi.

Reagimi i plotë

Nëpërmjet mediave, Komuna e Prizrenit dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi ka mësuar se është ngritur aktakuzë ndaj drejtoreshës Thaçi-Vezgishi.

Së pari, vlen të theksohet se Zyra për Komunikim Publik të Prokurorisë Themelore në Prizren, ka bërë publike këtë aktakuzë nëpërmjet një komunikate për media, me një praktikë jo-etike dhe jo-profesionale, pa e dorëzuar zyrtarisht aktakuzën tek drejtoresha.

Pra, drejtoresha nuk ka pranuar ende zyrtarisht aktakuzën dhe është njoftuar përmes mediave.

Sipas aktakuzës që është parë tek mediat, Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj drejtoreshës për shkak se nuk e përmbush detyrimin ligjor për deklarimin e pasurisë, të ardhurave, dhuratave, dobisë pasurore ose të detyrimeve financiare për vitin paraprak 2019 në Agjencinë Kundër Korrupsionit në Prishtinë, në afatin e paraparë ligjor.

Kjo nuk qëndron, afati i fundit për dërgimin e formularit për deklarim të pasurisë ishte 19 qershor 2020, ndërkaq drejtoresha në muajin mars këtë formular ia ka dërguar organeve përkatëse komunale, kurse edhe më 18 qershor e ka ri-dërguar të njëjtin dokument tek organet përkatëse komunale, gjë që mund të verifikohet edhe nga e-mailat që janë publikuar në fotografinë e mëposhtme.

Ndërkaq, çështja tjetër për të cilën është ngritur aktakuza është mos deklarimi i të ardhurave personale të realizuara nga paga mujore që e ka marrë si zyrtare e lartë publike për periudhën raportuese 2019.

Këtu është paraqitur vetëm një lëshim teknik për shkak të mosplotësimit të një rubrike në formular, ku dihet se kjo pagë është e njohur për publikun dhe përcaktohet sipas legjislacionit në fuqi, si dhe është e njëjtë për të gjithë drejtorët komunalë.
Me këtë rast, Komuna e Prizrenit fton të gjithë mediumet që të kenë kujdes në titujt e vendosur nëpër lajme, të cilët prekin drejtpërdrejtë integritetin personal dhe familjar të zyrtarëve publikë.

Ndaj drejtorëve komunalë, edhe më parë janë dorëzuar kallëzime të ndryshme penale, të cilët janë bërë mediatike, mirëpo pas hedhjes së tyre si të pabazuar, të njëjtat mediume nuk kanë qenë të interesuar që t’i publikojnë demantimet e këtyre lajmeve.

May be an image of text that says 'From: Xhemile Vezgishi Sent: Monday March 2020 3:33 PM To: Subject: RE: Rikujtim körkesës per deklarim të pasurisè Fw: Rikujtim körkesës per deklarim të pasurisë June 18, 2020 nderuar, Gjeni bashkelidhur Formularin e plotesuar per deklarimin pasurise. Reply Details <> Reply all Scan formulari per ...se plotesuar.pdf 2.0 MB Forward Delete More nderuar, Save Formularin plotesuar e kam derguar me 30.03.2020, por sidoqofte po ju dergoje perseri. Me respekt, Xhemile Thaçi Vezgishi Drejtoreshë Drejtorisë Komunale të Arsimit Komuna Prizrenit'

Më Shumë

Memorandum për rritje ekonomike dhe inovacion në Komunën e Prizrenit

Kryetari Shaqir Totaj ka nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi me OJQ “Agjencia për Zhvillim Rajonal Jug” (AZHR Jug). Ky memorandum synon të zbatohet për politikat e...

Del në ankand xhaketa ikonike e Michael Jacskonit te “Thriller”

Një prej xhaketave origjinale të Michael Jacksonit që i ka veshur në videoklipin e këngës “Thriller” ka dalë në ankand online. Xhaketa kuq e zi...

Lajmet e Fundit