12 të shëruar dhe 4 raste të reja me Covid sot në Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 12 persona janë shëruar nga Covid-19, ndërsa janë regjistruar 4 raste të reja.

Kështu është bërë e ditur nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Institutit Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren dhe nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë, në komunikimin e rregullt dhe zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me Covid-19 janë regjistruar 1027 raste, prej tyre 903 janë shëruar, 49 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë dhe 75 raste.

Më Shumë

Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani i Suharekës

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë...

Kryetarja e Gjykatës së Prizrenit diskuton me Akademinë e Drejtësisë për rritjen e kapaciteteve profesionale

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur në takim pune drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, së bashku me përfaqësues...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit