19.4 C
Prizren
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Pesë të vdekur dhe 506 raste të reja me Covid në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publikë dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.084 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 506 raste pozitive me Covid-19.

Brenda 24 orëve janë raportuar pesë raste të vdekjes si pasojë e këtij virusi.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj një rast (62 vjeç), Gjakovë një rast (72 vjeç), Prishtinë një rast (70 vjeç), Viti një rast (59 vjeç), Vushtrri një rast (69 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 102.742 raste nga 508.333 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.105 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 761 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 89.141 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.496.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 86 raste, Mitrovicë 56 raste, Ferizaj 51 raste, Gjilan 49 raste, Podujevë 38 raste, Pejë 31 raste, Fushë-Kosovë 28 raste, Gjakovë 26 raste, Vushtrri 25 raste, Prizren 15 raste, Rahovec 12 raste, Viti 12 raste, Leposaviq 11 raste, Drenas 10 raste, Lipjan 10 raste, Kamenicë 9 raste, Obiliq 9 raste, Klinë 6 raste, Malishevë 6 raste, Kaçanik 4 raste, Hani i Elezit 3 raste, Deçan 2 raste, Shtime 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Skenderaj dhe Istog.

Më Shumë

Prizreni, qyteti që i ka dhënë shumë kombit

Haziz Hodaj Sot, më 12 qershor, përulemi me ndjenjë të veçantë dhe krenari përpara një date që shënon një kthesë historike për qytetin tonë –...

Beteja për Albulenën

Nga Mero Baze Beteja e parë për Albulenën ka ndodhur në vitin 1457, në një fushë mes Lezhës dhe Krujës, por me një raund final....

Lajmet e Fundit