15.4 C
Prizren
E shtunë, 27 Shtator, 2025

Qendra Historike e Prizrenit me rrjet nëntokësor të kabllove të rrymës elektrike

Qendra Historike e Prizrenit do të bëhet me rrjet nëntokësor të kabllove të rrymës elektrike.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Ai, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka treguar se tanimë KEDS ka filluar punimet për jetësimin e një projekti shumë të rëndësishëm, të futjes së kabllove të rrymës elektrike, dhe të atyre të internetit dhe të televizorëve, në rrjet nëntokësor.

May be an image of outdoors

“Ky projekt, ka filluar me vonesë për shkak se kemi pritur që KEDS t’i bëjë përgatitjet e duhura dhe t’i fillojë punimet, që u vonuan për shkak të pandemisë. Plani dinamik i punimeve pritet të zgjasë për rreth 40 ditë, ndërkaq kërkoj mirëkuptimin e qytetarëve për këtë periudhë të punimeve për këtë projekt, i cili do të krijojë një pamje edhe më të bukur për qytetin tonë”, ka shkruar Haskuka./ PrizrenPress.com

May be an image of outdoors and tree

Më Shumë

Sonte hapet edicioni i 36-të i Festivalit “Zambaku i Prizrenit”

Në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” sonte, me fillim nga ora 20:00, nis edicioni i 36-të i Festivalit të Zambakut të Prizrenit. Në këtë edicion...

“Kurti prezent në çdo tubim të Abrashit” – Totaj: Po më pysin qytetarët a je në garë me Kurtin apo Abrashin?

Kandidati për kryetar komune në Prizren, nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj në emisionin “Adresa”, komentoi çështjen e kryetarëve të partive të cilët marrin...

Lajmet e Fundit