Humbje rekord në shtëpi, statistikat e kthejnë Arsenalin 91 vite pas

Arsenal vazhdon të hasë vështirësi për t’u konfirmuar mes më të mirave në Angli dhe prej vitesh nuk arrin të rivalizojë më pjesën tjetër të skuadrave të mëdha.

Këtë sezon thuajse e ka humbur sfidën për t’u kualifikuar në Europa League dhe vazhdon të ketë luhatje herë pas here, teksa në dy ndeshjet e fundit regjistron një humbje dhe një barazim.

Përveç daljes nga objektivat, Arsenali ka regjistruar edhe një statistikë, që e kthen plot 91 vite pas, në sezonin 1929-30. Këtë sezon ata kanë humbur 9 ndeshje në shtëpi në të gjitha kompeticionet.

Sipas Amazon Prime, kjo ka ndodhur 91 vite më parë, çka tregon situatën e vështirë që skuadra e Mikel Artetas po kalon në këtë sezon.

 

Më Shumë

Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani i Suharekës

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë...

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Lajmet e Fundit