Fitoi çmimin Oscar, fjalimi i aktorit bëhet viral

Daniel Kaluuya fitoi çmimin “Oscar” si “Aktori më i mirë në rol joprotagonist” me rolin e tij si Fred Hampton, në filmin “Judas and the Black Messiah”.

Në fjalimin e tij, aktori falenderoi bashkëpunëtorët e tij dhe shprehu mirënjohje edhe për prindërit.

“Duhet të festojmë për jetën. Po marrim frymë, po ecim. Është e pabesueshme. Është e pabesueshme. Mami, babi im, ata bënë seks! Është e mrekullueshme. Dhe ja, unë jam këtu.”, deklaroi aktori.

Në ato momente kamerat u fokusuan tek e ëma, e cila qeshi e sikletosur pas fjalëve të të birit.

Me këtë deklaratë aspak të pazakontë, aktori arriti të marrë vëmendjen e të gjithëve të pranishmëve dhe të bëhet trend në Twitter.

Më Shumë

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

KF Drini i Bardhë vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Robert Gjeraj

Klubi i Futbollit KF Drini i Bardhë i Hasit ka njoftuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Robert Gjeraj edhe për sezonin e ardhshëm. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit