3.9 C
Prizren
E martë, 16 Dhjetor, 2025

Një grua nga Mali lind nëntë foshnja

Një grua nga Mali ka lindur nëntë foshnja, duke shënuar herën e parë që një grua ka sjellë në jetë kaq fëmijë të mbijetuar për një herë.

Halima Cisse, 25-vjeçare ka lindur fëmijët me prerje cezariane më 4 maj në Marok, pasi ka pasur nevojë për trajtim special, kanë njoftuar autoritetet shëndetësore të Malit.

Cisse dhe pesë vajzat e katër djemtë “janë mirë”, ka thënë Ministria e Shëndetësisë së Malit më 5 maj.

Fëmijët, që peshojnë në mes të 500 gramëve dhe 1 kilogramë, kanë lindur para kohe, në javën e 30-të dhe janë duke u trajtuar nëpër inkubatorë.

Ata pritet të mbesin në spital për të paktën dy muaj.

Dhjetë mjekë dhe 25 pjesëtarë të stafit shëndetësor kanë ndihmuar në procesin e lindjes.

Cisse është në gjendje stabile pas gjakderdhjeve të mëdha, për çka i është dhënë gjak, ka thënë profesori Youssef Alaoui, drejtori i klinikës Ain Borja në qytetin Kasablanka.

Lindje të tilla “janë jashtëzakonisht të rralla”, ka thënë Alaoui.

Rekordin për më së shumti foshnja të lindur për një herë e ka mbajtur gruaja amerikane Nadyja Suleman, e cila më 2009 ka lindur tetë foshnja.

Cisses i është thënë se është duke mbajtur shtatë foshnja.

Mjekët në Mali e kanë dërguar atë në Marok sepse spitalet në Mali, një nga vendet më të varfra në botë, nuk janë të pajisura mirë për të ofruar kujdesin e duhur për shtatzëni të tilla të jashtëzakonshme./REL

Më Shumë

Këto janë dy viktimat që mbetën të vdekura nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, njëra ishte eksperte e njohur e ekonomisë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku viktima kanë mbetur dy shqiptare. Top Channel raporton se viktimat janë Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija,...

Dimri Kulturor 2025 nis me muzikë dhe atmosferë festive në Prizren

Me muzikë dhe atmosferë festive filloi mbrëmë “Dimri Kulturor” në Prizren, një oazë festash që do të mbetet qendër e argëtimit deri më 5...

Lajmet e Fundit