Prodhoi dhe shiti diploma, arrestohet 60 vjeçari në Malishevë

Policia ka zhvilluar një bastisje në Malishevë, në një agjenci turistike ku u gjeten dhe u sekuestruan në cilësinë e dëshmisë materiale diploma të të njëjtit format, të lëshuar në emër të institucionit shkollor “SHML nga Prizreni”, për persona të ndryshëm. Hetuesit gjetën prova se këto diploma janë prodhuar dhe dhënë në këmbim të shumave të caktuara të parave.

Në lidhje më këtë rast policia ka ndaluar të dyshuarin H. M i lindur në vitin 1961, i cili me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje për 48-orë.

“Sektori i hetimeve rajonale në Prizren, kishte pranuar një informacion se në periudhën Janar-Mars 2021, shumë qytetarë nga Republika e Kosovës kishin paraqitur kërkesa për viza pune në vende të ndryshme të BE-së, me diploma të cilët dyshohet se ishin të falsifikuara. Hetuesit filluan me verifikimin e vlefshmërisë së këtyre diplomave të cilat janë lëshuar nga një shkollë e mesme e lartë në Komunën e Prizrenit, pas verifikimit të vlefshmërisë hetuesit rajonal zbuluan se të gjitha diplomat ishin të falsifikuara. Me autorizimin  e prokurorit hetuesit filluan grumbullimin e provave duke siguruar dëshmi për veprën penale falsifikim i dokumentit, në këtë kuadër u intervistuan persona të ndryshëm si dhe dëshmitarë të shumtë”, ka njoftuar policia.

Më Shumë

Aksion i Krimeve Ekonomike dhe Doganës në Prizren, bastisen disa argjendari

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës me asistencën e Doganës së Kosovës janë duke zhvilluar aksion në disa argjendari në Prizren. Aksioni është zhvilluar fillimisht...

Prizren/ I lëshuan kredi pa e ditur, kërkohet paraburgim ndaj dy punëtorëve të bankës

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të dyshuarve, punëtorë...

Lajmet e Fundit