9.4 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Gastronomët paralajmërojnë protesta në rast se nuk lehtësohen masat anti-Covid

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, ka paralajmëruar protesta në rast se nuk lehtësohen masat për parandalimin e transmetimit të koronavirusit, derisa ka kërkuar vaksinim sa më të shpejtë, në mënyrë që të lejohen aktivitetet e gastronomisë.

Kllokoqi, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, thotë se u anashkaluan nga qeveria në takime për ndryshimin e masave dhe subvencionimin e gastronomeve.

“U betuan qe ne fillim te muajit Maj kane me na subvencionu per 15 ditet e para te muajit Prill, ndersa tash jemi me 10maj, GASTRONOMET U HARRUAN”, shkruan ai.

“Ne nuk i’u nenshtruam as Qeverise se kaluar, ku mbajtem 3 protesta, dhe nuk do i nenshtrohemi as kesaj Qeverie”, thotë ndër të tjera Kllokoqi.

Postimi i plotë i tij:

Te Dashur Gastronom

Fillimi me Qeverisjen e re ishte i rende i cili na mbylli per 12 dite – GASTRONOMET PRANUAN

Per 7 dite takime me ta , u dakorduam qe do ti respektojm masat – GASTRONOMET RESPEKTUAN

U betuan qe ne fillim te muajit Maj kane me na subvencionu per 15 ditet e para te muajit Prill, ndersa tash jemi me 10maj, GASTRONOMET U HARRUAN

U betuan qe nese ulen rastet orari do te ndryshoj dhe masat do te zbuten, ndersa as ne takim nuk na ftuan – GASTRONOM U ANASHKALUAN

Shqiperia u hap

Mali i zi u hap

Serbia po hapet

Bota po hapet

Festivalet kane fillu ne Mal te Zi , Shqiperi e Serbi …

Maskat po hiqen , masat u hiqen , klubet e nates po hapen , dasmat po mbahen , kengetart kane bere datat ne Shqiperi , rezervimet e sallav jane bere …

Ne S’KEMI ENDE VAKSINA , ne jemi ende te mbyllur , ne s’kemi plan per veren …

Ne nuk i’u nenshtruam as Qeverise se kaluar, ku mbajtem 3 protesta, dhe nuk do i nenshtrohemi as kesaj Qeverie.

Më Shumë

Dyshohet për falsifikim parash në Malishevë, rasti nën hetime

Një rast i dyshuar i falsifikimit të parasë është evidentuar në Malishevë, pasi në një bankomat janë deponuar kartëmonedha që dyshohet të jenë të...

Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizrenit

Një 81-vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga vetura gjatë tentimit për të kaluar rrugën në magjistralen Prizren–Gjakovë përkatësisht në fshatin Piranë në...

Lajmet e Fundit