Prizrenasi e bën për spital duke e rrahur nënën e tij në natën e Bajramit

Një person është arrestuar dje në Prizren, pasi që i njëjti sipas policisë e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij .

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për këtë rast në raportin 24 orësh.

Në raport thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prizren 12.05.2021 – 11:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.

Më Shumë

Kapiteni Besfort Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë

KF Drini i Bardhë Has ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Besfort Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka bërë të ditur se...

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Lajmet e Fundit