11.3 C
Prizren
E diel, 19 Tetor, 2025

“Turqia do të lehtësojë masat kufizuese, javën e ardhshme”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi të premten se do të lehtësojë masat kufizuese anti-Covid, duke filluar që nga java e ardhshme.

“Do të fillojmë zbatimin e kalendarit drejt normalizimit, që nga dita e hënë,” tha Erdogan ndërsa drejtonte një takim virtual të Partisë Drejtësi dhe Zhvillim (AK).

Kufizimet do të lehtësohen deri në fund të majit duke u hapur ndjeshëm në muajin qershor.

Ai vlerësoi institucionet e kujdesit shëndetësor të vendit dhe sistemin e sigurimeve shoqërore për parandalimin e një krize.

Turqia deri më tani ka regjistruar 44 mijë e 59 vdekje nga Covid-19, ndërsa mbi 4.85 milionë njerëz janë shëruar nga pandemi. Ndërsa ka pasur mbi 5 milionë raste të konfirmuara në vend.

Sipas shifrave zyrtare, Turqia ka administruar mbi 25.6 milionë vaksina nga coronavirus që nga fillimi i fushatës së vaksinimit masiv, në 14 janar.

Më shumë se 14.8 milionë njerëz kanë marrë dozat e para, ndërsa mbi 10.7 milionë njerëz janë vaksinuar plotësisht.

Turqia ndodhet në kufizimin 17-ditor, që do të zgjasë deri më 17 maj, me qëllim mbulimin  e festës së Fiter Bajramit.

Më Shumë

Infografika e D4D-së për Gorozhupin e Prizrenit: Sfida të mëdha, por potencial i lartë për zhvillim rural

Demokracia për Zhvillim (D4D) ka publikuar një infografikë për fshatin Gorozhup të Prizrenit, e cila paraqet sfidat aktuale me të cilat përballet komuniteti, por...

Spitali i Prizrenit: Nëna dhe bija që u plagosën nga bashkëshorti, në gjendje stabile

Dy viktimat, nëna dhe bija që u therën me thikë në orët e para të së premtes nga bashkëshorti, përkatësisht babai, janë në gjendje...

Lajmet e Fundit