Totaj: Programi duhej të prezantohet para formimit të qeverisë, jo tani

Shaqir Totaj i cili është pjesë e PDK-së, ka kritikuar programin qeverisës të publikuar ditë më parë.

Ai thotë se programi qeverisës është dashur që të publikohet para se të votohet qeveria, e jo mbas 55 ditësh.

“Ka qenë dashur që ky program të prezantohet përpara se të votohet qeveria në mënyrë që ata që po e e votojnë  qeverinë ta dijinë se  çfarë programi po votojnë, ajo nuk ka ndodhur me një vonesë për 1 muaj e gjysmë kemi një program ma mirë që është tash se sa mos të ishte fare. Ajo që është e rëndësishme që tani kemi një program, kemi një dokument të cilin mund ta përcjellimin në bazë të këtij dokumenti të vlerësojmë potezet e ardhshme që do të ndodhin në Qeverinë Kurti 2. Personalisht nuk jam optimist i madh për i përket përmbajtjes së programi”, ka thënë Totaj.

Më Shumë

Panairi i 26-të i Librit nis me moton “Libri hap botën”

Të gjithë pasionantët e librit takohen sot në Prishtinë në kryengjarjen e fushës së librit shqip, pasi Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026”...

Vërshimet në Rahovec, institucionet diskutojnë masat e reagimit

Përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në Rahovec”, të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent me mbështetjen...

Lajmet e Fundit