Vdekje e dyshimtë në Malishevë

Një grua ka ndërruar jetë në rrethana të dyshimta dje rreth orës 13:00 në fshatin Bellanicë të Malishevës.

Gazeta Sinjali merr vesh se dikush kishte telefonuar ekipin mjekësor për t’i ofruar ndihmë asaj, por kur ky ekip ka arritur në vendin e ngjarjes e ka gjetur atë pa shenja jete.

Trupi i pajetë i saj është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, aty ku do t’i bëhet autopsia, për ta zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes.

Më Shumë

Kryetarja e Gjykatës së Prizrenit diskuton me Akademinë e Drejtësisë për rritjen e kapaciteteve profesionale

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur në takim pune drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, së bashku me përfaqësues...

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, diskutohen nevojat për trajnime profesionale

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, së bashku me zëvendëskryeprokurorin, Labinot Jetishi, kanë pritur sot në takim pune drejtorin e Akademisë së...

Lajmet e Fundit