10.7 C
Prizren
E premte, 13 Shkurt, 2026

Bëri shqiponjën me duar, mediat serbe kapen me përfaqësuesen e Shqipërisë në Eurovision

Ka përfunduar nata e parë gjysmëfinale e festivalit të madh evropian të këngës, Eurovision Song Contest.

Mbrëmja e zhvilluar direkt nga salla e madhe “Ahoy” në Rotterdam të Holandës, solli në skenën e saj gjigante plot 18 artistë nga 18 shtete të ndryshme.

Por, në këtë event në Rotterdam nuk mungoi “shqiponja”.

Këngëtarja shqiptare, Anxhela Peristeri, që përfaqëson Shqipërinë në ‘Eurovision’ ka bërë simbolin e shqiponjës me duar.

E, pikërisht ky veprim i këngëtares shqiptare ka “tronditur” mediat serbe.

Ato këtë veprim të këngëtares së njohur shqiptare e kanë quajtur si një skandal, dhe si një provokim i turpshëm nga ana e përfaqësueses së Shqipërisë.

“Përfaqësuesja e Shqipërisë, Angelia Peristeri dhe bashkëpunëtori i saj dolën para mediave dhe treguan simbolin e ‘Shqipërisë së Madhe’, të ashtuquajturën ‘shqiponja dykrenore’ në mënyrën shqiptare. Ju kujtojmë se Eurovision në parim ndalon promovimin politik në veprimtarinë e saj”, shkruajnë mediat serbe.

Ndryshe, kanali zyrtar i “Eurovizion” në YouTube ka publikuar një pjesë të performancës së Anxhelës gjatë provave, që i ka mahnitur të gjithë. Përveç talentit në të kënduar, artistja tërhoqi vëmendjen e të gjithëve edhe me look-un që ka zgjedhur.

Kujtojmë se Anxhela Peristeri në “Eurovision 2021”, do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Karma”.

Më Shumë

Prokuroria nis hetimet ndaj anëtarëve të QNR-së në Dragash

Prokuroria Themelore në Prizren ka nisur hetime me vetiniciativë lidhur me procesin e rinumërimit të votave në Qendrën Komunale të Numërimit në Dragash. Hetimet...

Jemin Zenel Ukperaj – lahutar dhe bartës i epikës gojore në Krahinën e Hasit

Shkruan: Besim Muhadri 1. Konteksti historik dhe etnografik Krahina e Hasit përbën një nga zonat më të pasura dhe më të rëndësishme të trashëgimisë gojore shqiptare,...

Lirohet Haxhi Shala

Lajmet e Fundit