-2.9 C
Prizren
E enjte, 16 Janar, 2025

Rahovec: 200 euro gjobë ndaj të akuzuarit për posedim të paautorizuar të narkotikëve

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, ka shqiptuar dënim me 200 euro gjobë ndaj të akuzuarit për veprën penale “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, Bardhyl Vierling.

Aktgjykimi ndaj tij është shpallur nga gjykatësi Mizahir Shabani, pasi që i akuzuari paraprakisht e ka pranuar fajësinë për akuzën me të cilën ngarkohet, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pas fillimit të seancës, prokurori Enis Gashi bëri përmirësimin e aktakuzës sa i përket veprës penale, duke bërë rikualifikimi juridik nga vepra penale posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge nga neni 269 paragraf 2 të KPRK-së në veprën penale posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge nga nenin 269 paragraf  2 lidhur me 1 të KPRK-së ndërsa sipas tij, pjesa tjetër e aktakuzës mbetet e pa ndryshuar.

Pas kësaj, i akuzuari Vierling ka thënë se ndjehet fajtor për veprën të cilën e ka kryer dhe se pendohet për rastin që i ka ndodhur.

Ai ka kërkuar nga gjykata që me rastin e caktimit të dënimit të ketë parasysh se është i gjendjes së dobët ekonomike, mbajtës i familjes, ashtu që t’i shqiptojë një dëmin sa më të butë.

Pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit nuk e ka kundërshtuar prokurori Enis Gashi, i cili tha se pranimi i fajësisë është bërë në mënyrë të vullnetshme dhe ka mbështetje në provat që gjenden në shkresat e lëndës.

Gjykatësi Shabani, të akuzuarin e ka obliguar t’i paguaj shpenzimet procedurale në shumën prej 60 euro në total.

Po ashtu, gjykatësi Shabani ka bërë konfiskimin e substancës narkotike të llojit heroinë e përzier me paracetamol dhe kafeinë me peshë 2.50 ± 0.0001gram.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë më 21 shtator 2020, ndaj Bardhyl Vierling, duke e ngarkuar atë me veprën penale “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri më 27 qershor 2020 rreth orës 09:00 minuta, në magjistralën Gjakovë-Rahovec, pikërisht në fshatin Xërxë, paautorizim posedon substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotik, substanca psikotrope ose analoge.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari  duke udhëtuar me dy shokët e tij në automjetin e markës “VW-Golf”  e kur zyrtarët poli kërkojnë nga shoferi dhe pasagjerët  te dalin nga etura, i pandehuri hedh ne tokë tri qese najloni të mbushura me substancë në formë pluhuri e dyshuar për narkotik te llojit heroinë e cila është sekuestruar nga ana e zyrtarëve policor, e cila substancë pas ekzaminimit laboratorik rezulton te jete heroinë e përzier me paracetamol dhe kafeinë, në peshë 2.50 ± 0.0001gram.//BetimipërDrejtësi.

Më Shumë

Stinori pranveror i Superligës së Femrave nis me derbin Bashkimi – Prishtina

Superliga e Femrave në Basketboll rikthehet këtë javë me fillimin e stinorit pranveror, i cili hapet me derbin e shumëpritur mes KBF Bashkimi dhe...

Totaj në Korishë: PDK-ja po vjen fuqishëm

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Prizren ka vazhduar sot fushatën zgjedhore në fshatin Korishë. Kryetari i degës së këtij subjekti politik në Prizren, Shaqir...

Lajmet e Fundit