PSD sot nis mbledhjen e nënshkrimeve për faljen e gjobave gjatë pandemisë

Partia Socialdemokrate sot do të fillojë me mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin qytetar për faljen e gjobave të pandemisë COVID-19.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka njoftuar se mbledhja e nënshkrimeve do të fillojë në ora 12:00, transmeton Telegrafi.

“E premte, në ora 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, do të fillojë mbledhja e nënshkrimeve për peticionin qytetar për faljen e gjobave të pandemisë COVID-19. Përmes këtij peticioni do të dorëzojmë projektligjin për faljen e dënimeve në Kuvendin e Kosovës. Ju ftojmë secilin që të vini dhe ta nënshkruani”, ka shkruar Molliqaj në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

Ndryshe, Ligji për pandeminë COVID-19 ka hyrë në fuqi më 26 gusht 2020, e që nga ajo kohë Policia ka shqiptuar një numër të madh të gjobave për qytetarët që nuk kanë respektuar masat antiCOVID.

Dënimet për qytetarë bazuar në Ligjin për Pandeminë nisin nga 35 euro e deri në 2 mijë euro. /Telegrafi/

 

 

 

Më Shumë

Totaj pret delegacion nga Washingtoni, nis programi “America250” në Kosovë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot në Prizren një delegacion të veçantë nga Washington D.C., të udhëhequr nga Dr. Faton Bislimi,...

Prokuroria në Prizren jep detaje për vrasjen e imamit në Zlipotok, i dyshuari dhe babai i tij ndalohen për 48 orë

Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje lidhur me rastin e vrasjes së rëndë që ka ndodhur në fshatin Zlipotok të Komunës së Dragashit,...

Lajmet e Fundit