Klubet sportive të Prizrenit kundërshtojnë që palestra të shndërrohet në qendër vaksinimi

Nëntë klubet sportive të Prizrenit po kundërshtojnë vendimin e Komunës së Prizrenit që palestra “Sezai Surroi” të shndërrohet në qendër vaksinimi.

KB Bashkimi të enjten ka njoftuar se së bashku me tetë klubet tjera sportive që i kryejnë aktivitetet në këtë palestër, tashmë kanë bërë kërkesë të përbashkët që të rishqyrtohet vendimi dhe qendra e vaksinimit të zhvendoset diku tjetër.

“Së bashku me tetë klubet tjera sportive që kryejnë aktivitetet në palestrën sportive ‘Sezai Surroi” në Prizren, kemi bërë kërkesë të përbashkët tek organet kompetente të Komunës, që të rishqyrtohet vendimi për vendosjen e qendrës së vaksinimit në palestër”, thuhet në njoftim. “Vendosja e qendrës së vaksinimit në palestër do të paralizonte aktivitetin sportiv të klubeve tona, prandaj kërkojmë që lokacioni i qendrës së vaksinimit të jetë në ndonjë vend tjetër që do të ishte më i përshtatshëm”.

Krahas KB Bashkimit, kësaj kërkese i janë bashkangjitur edhe KBF Bashkimi, KB Prizreni, KB Megabasket, KH Prizreni, KH Kolosi, KH Click, klubi i pingpongut dhe i karatesë së Prizrenit.

Më Shumë

Amarildo Bakaj demolon Ivanoviqin – fitore me nokaut në raundin e dytë

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në MHP Arena të Ludwigsburgut, duke e mposhtur me nokaut teknik në raundin e dytë...

Zafir Berisha: Elbasan Shoshaj la gjurmë në rrugëtimin drejt lirisë së Kosovës

Ish-komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit, Elbasan Shoshaj, duke e vlerësuar si një veprimtar...

Lajmet e Fundit