Messi: Jam i gatshëm për Kupën e Amerikës, po pres me padurim

Lionel Messi ka dhënë një intervistë ekskluzive për Diario Ole, ku edhe ka shtjelluar gjëra të ndryshme mbi jetën e tij, futbollin dhe të ardhmen.

Kupa e Amerikës do të fillojë më 13 qershor, ku Argjentina dhe Kili do të luajnë ndeshjen hyrëse.

Messi është shprehur se po pret me padurimin për të luajtur në këtë garë.

“E gjithë skuadra po pret me padurim për të luajtur, jemi të ngazëllyer. Ka kaluar një kohë e gjatë që kur kemi luajtur së bashku. Është një kupë e veçantë”, ka thënë Messi.

Argjentinasi ka treguar se kësaj radhe do të jetë shumë ndryshe për arsye se tifozët nuk do të jenë të pranishëm në stadium.

“Unë personalisht jam duke pritur me padurim për të zhvilluar këtë garë, por do të jetë shumë ndryshe pa tifozë”, është shprehur Messi, transmeton lajmi.

Argjentina janë njëra ndër skuadrat favorite për të fituar këtë Kupë të Amerikës.

Më Shumë

FC Prizreni nis ristrukturim të thellë, fokus i madh te lojtarët vendorë

FC Prizreni ka hyrë në një fazë të re riorganizimi të plotë, duke synuar ndryshime në strukturën e klubit, stafin teknik dhe përbërjen e...

Përplaset me trotinet një këmbësor në Prizren, i lënduari dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku me lëndime të rënda është regjistruar në Prizren, ku janë përfshirë një trotinet dhe një këmbësor. Sipas burimeve të Sinjalit, aksidenti ka...

Lajmet e Fundit