-1.4 C
Prizren
E diel, 12 Janar, 2025

Dragash: Shtyhet seanca në rastin ku paditësi po kërkon dëmshpërblim për stolitë e vjedhura nga shtëpia e tij

Mungesa e katër të paditurve, Sadam Krasniqi, Bajram Sadiku, Armend Pirkuqi dhe Mark Curri, u bë shkak që të shtyhet seanca e paraparë për të hënën, në rastin ku paditësi Sead Krasniqi, pasi kërkon dëmshpërblim për stolitë e vjedhura nga shtëpia e tij. 

Për vjedhjen, shitjen dhe blerjen e stolive katër të paditurit janë dënuar me aktgjykim të formës së prerë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjyqtarja Sabaheta Kurteshi bëri të ditur se tre të paditurit e parë, Krasniqi, Sadiku e Pirkuqi, janë ftuar në mënyrë të rregullt, mirëpo mungesën e tyre nuk e kanë arsyetuar. Kurse për të paditurin Mark Curri tha se gjykata nuk ka fakte se është ftuar në mënyrë të rregullt.

Në këto rrethana, gjyqtarja Kurteshi e ka shtyrë seancën e së hënës për 29 qershor 2021, në ora 11:15.

Sipas padisë së ushtruar në vitin 2013, Sead Krasniqi ka paditur Sadam Krasniqin, Bajram Sadikun, Armend Pirkuqin dhe Mark Currin, për dëmshpërblim të arit të cilin ata e kishin vjedhur, e më pas e kishin shitur tek argjendaria “Curri” për një vlerë shumë të vogël, në krahasim me vlerën reale.

Sipas padisë, të paditurit Krasniqi e Sadiku, janë dënuar me aktgjykim të formës së prerë për veprën penale të vjedhjes së stolive në shtëpinë e paditësit Sead Krasniqi, kurse i padituri Pirkuqi është dënuar për veprën penale “dhënia e ndihmës kryerësve, pas kryerjes së veprës penale”, pasi thuhet se u ka ndihmuar atyre që t’i shesin stolitë. Ndërkaq, i padituri Mark Curri është dënuar me aktgjykim të formës se prerë për veprën penale “pranim i mallrave të vjedhur”, pasi thuhet se i ka blerë stolitë edhe pse e ka ditur se janë të përfituara me anë të veprës penale, në vlerën prej 260 eurosh, ndonëse vlera e tyre ishte dhjetëra herë më e madhe.

Në padi thuhet se gjatë zhvillimit të procedurës penale, të paditurit kanë premtuar se do t’ia shpërblejnë dëmin e shkaktuar paditësit, por se nga përfundimi i procedurës asnjëri nuk është paraqitur. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Vidhet një laptop nga një shkollë në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një shkollë në komunën e Suharekës është vjedhur një laptop ditën e djeshme. Sipas policisë, rasti është duke...

Vetëvendosje në Prizren: Përgatitjet për fushatën e 9 shkurtit në fazën finale

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Prizren ka përfunduar përgatitjet e nevojshme për një fushatë zgjedhore të suksesshme për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Shefi i Shtabit...

Lajmet e Fundit