-1 C
Prizren
E diel, 12 Janar, 2025

Gjykata do t’i bëjë ekzaminim mjekësor Ragip Begajt

Gjykata pritet t’i bëjë ekzaminim mjekësor kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, për të parë nëse i njëjti është në gjendje ta përcjellë gjykimin për rastin ku ai akuzohet për korrupsion.

Një vendim i tillë u mor pas propozimit të mbrojtësit të të akuzuarit, avokatit Emrush Kastrati, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në shqyrtimin fillestar që ishte paraparë të mbahej sot, avokati Kastrati kërkoi nga gjykata që për të mbrojturin e tij të bëhet një ekzaminim mjekësor, pasi sipas tij, i njëjti nuk është në gjendje të mirë shëndetësore për ta përcjellë shqyrtimin gjyqësor.

4 Worst Blood Pressure Drugs
Simple Blood Pressure Fix

“Ne mendojmë dhe i propozojmë gjykatës që të caktojë ekspert mjekësor të lamisë përkatëse, të cilët do të deklaroheshin mbi rrethana e mundësisë se a është i aftë i akuzuari Begaj që ta përcjellë shqyrtimin gjyqësor”, ka thënë avokati Kastrati, pas së cilit deklarim gjykatës ia ka dorëzuar dokumentacion mjekësor.

Gift Ideas For the Home | Kohl’s
Enjoy free shipping and easy returns every day at Kohl’s….

Ai kërkoi nga gjykata, që në pajtim me nenin 310 të Kodit të Procedurës Penale, ta vërtetoj gjendjen e tani të akuzuarit dhe faktin nëse rrethanat e pretenduara nga mbrojtja janë paraqitur që pas kryerjes së veprës penale.

Pas kësaj, gjykatësja Namani me aktvendim e ka aprovuar propozimin e mbrojtjes, me arsyetimin se është i bazuar dhe gjen mbështetje në provat e dorëzuara.

Gjykatësja Namani deklaroi se gjykata do të urdhëroj ekzaminim mjekësor për të akuzuarin Begaj, për ta vërtetuar faktin nëse i njëjti është në gjendje për ndjekur gjykimin apo jo. Lidhur me këtë rast, seanca e shqyrtimit fillestar është shtyrë në afat të pacaktuar.

Ndryshe, kjo seancë nuk është lejuar të xhirohet nga gjykatësja Namani, për shkak të gjendjes shëndetësore të të akuzuarit.

Sipas aktakuzës së ngritur më 7 prill 2021, Ragip Begaj po akuzohet se me 6 korrik 2018 e në vazhdimësi, në cilësinë e personit zyrtar, respektivisht si kryetar i Komunës së Malishevës, me dashje dhe duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar i ka tejkaluar kompetencat e tij, duke i shkaktuar dëm Rexhep Rudit dhe buxhetit të Komunës së Malishevës.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari Begaj, më 7 nëntor 2018, ka caktuar lokacionin për ndërtimin e shkollës në fshatin Panorc, ku i kishte premtuar të dëmtuarit që të hyjë në marrëveshje për shkëmbimin e tokës me qëllim të ndërtimit të kësaj shkolle.

Më Shumë

Adriano Çelentano sot 87 vjeç: Kam 20 vjet që mendoj për jetën tjetër

Një nga personazhet më eklektikë në botën e muzikës italiane, Adriano Celentano mbush sot 87 vjeç. Këngëtar, showman, aktor, regjisor, kompozitor, shkrimtar televiziv dhe...

Kampionët mposhtin Yllin

Kampionët e nisën furishëm ndeshjen dhe qysh në çerekun e parë krijuan epërsi të lartë që ishte edhe vendimtare në këtë përballje. ‘Xehetarët’ kishin seri...

Lajmet e Fundit