“Dil prej banesës, është e imja”-Paraburgim për të dyshuarin që kanosi babanë në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar 30 ditë paraburgim të dyshuarit A.P. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të kanosjes.

Sipas Gjykatës i dyshuari me 29 maj, në orët e pasdites, në Prizren, saktësisht në banesën e tyre të përbashkët familjare, i pandehuri A.P., seriozisht e kanosë babanë e tij, duke i thënë se do t’i shkaktoj ndonjë të keqe me qëllim të frikësimit ose të shkaktimit të ankthit tek ai.

Më tutje thuhet se si rrjedhojë e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme, i pandehuri A.P., i drejtohet me fjalët kanosëse të dëmtuarit “kam me të vra ty dhe gjithë familjen dhe dil prej banesës, se kjo banesë është e imja”.

Më pas sipas gjykatës babai itij nga frika del nga banesa që të qetësohet situata dhe mbas dy ore pasi kthehet në banesës, vëren se i pandehuri i kishte demoluar disa gjëra të shtëpisë, i pandehuri përsëri në vazhdimësi i drejtohet të dëmtuarit me fjalë “do të vras, lirojë banesën”, ku i dëmtuari nga frika largohet nga banesa dhe lajmëron rastin në polici, me të cilat veprime tek i dëmtuari ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri.

Më Shumë

Totaj priti veteranët dhe invalidët e UÇK-së: Kontributi i tyre mbetet themel i lirisë sonë

Me rastin e 27-vjetorit të Çlirimit të Prizrenit, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta,...

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Lajmet e Fundit