12.1 C
Prizren
E enjte, 18 Shtator, 2025

Të shkruash historinë nuk është njësoj si të firmosësh një tender

AGRON FUGO

Të shkruash një histori staliniste dhe të shkruash një histori antikomuniste kjo nuk ka lidhje fare me atë që ti gjen një dokument që njollos një ballist a legalist, unë gjej një dokument që njollos një komunist!

Ka shumë të ngjarë që të dyja të jenë ndërtuar me metodologji staliniste. Njëra stalinizëm komunist, tjetra stalinizëm antikomunist.

Të ndërtosh një histori të çliruar nga bataku metodologjik stalinist është çështje e kuptimit filozofik të historisë, e metodologjisë filozofike të kuptimit të fakteve dhe ngjarjeve, e fenomenologjisë të ngjarjeve, e psikanalizës të personazheve historikë, e hermeneutikës të tekstit dokumentar, e tensionit midis harresës dhe kujtesës kolektive, e rastësisë dhe domosdoshmërisë, e papërkthyeshmërisë të së shkuarës te e sotmja, e shkakësive lineare dhe rrethaqarkulluese, e analizës komunikative të të shprehurit dokumentar, e raportit midis akteve normative, ligjore dhe aksionit dhe realitetit historik, e përqasjes institucionaliste dhe e asaj aktoriale, e marrëdhënieve midis së thënës dhe të pathënës në histori, dhe e pa fund çështje të tjera që as nuk janë debatuar as duken në horizont përpjekje për t’i debatuar.

Ndokush që nuk merr vesh nga historia dhe filozofia kujton se të bësh kërkim historik është si të firmosësh një tender!

Pa u çliruar mendimi historik nga dogmat botëkuptimore staliniste të rrënjosura në dekada, pa një ballafaqim me kuptimin postmodernist të historisë, historia do të mbetet një përrallë nacionaliste, e veshur me propagandë ideologjike për pushtetin dhe e mbushur me paragjykimet e atyre që shkruajnë.

Kemi kohën për të parë rezultatin!

Më Shumë

Delegacioni nga Luksemburgu vizitoi Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren

Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka mirëpritur një delegacion të lartë nga Luksemburgu, në kuadër të vizitave monitoruese dhe vlerësuese...

Bashkimi e mbyll me fitore edhe ndeshjen e pestë kontrolluese

Bashkimi i Prizrenit ka vazhduar formën e mirë në fazën përgatitore, duke regjistruar fitoren e pestë radhazi në ndeshjet kontrolluese. Portokallezinjtë triumfuan ndaj Trepçës...

Lajmet e Fundit