6.3 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Rexhaj: VV-ja është më pro UÇK-së se të gjitha qeveritë e tjera

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Rexhaj, ka thënë se qeverisja e Vetëvendosjes është qeveria më pro Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai këtë deklaratë e bëri në emisionin “Politiko” në Kanal 10.

“Ministres Gërvalla ashtë duke iu bërë një lloj gjyqi politik. Mendoj që ajo ka qenë shumë e qartë. Unë jam kundër një gjyqi që po i bëhet zonjës Gërvalla. E shoh si qëllimkeqe që e kanë vetëm një qëllim dëmtimin e imazhit të qeverisë Kurti për ta thënë se Vetëvendosje është anti-UÇK.”

“Ne kemi votuar kundër Gjykatës Speciale dhe atëherë e kemi potencuar se kjo gjykatë do ta demoniziojë imazhin tonë. Që qeveria e VV është më pro UÇK sesa krejt Qeveritë e tjera”, tha ai.

Rexhaj ka thënë se opozita e ka bërë si objekt qitjeje ministren Donika Gërvalla për ta dëmtuar qeverinë Kurti.

“Po e vërej një makineri të plotë opozitare, jo vetëm brenda Kuvendit e cila në kontekst të zgjedhjeve lokale po mundohet ta sulmojnë qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje. Ministrja e Jashtme tashmë është bërë objekt qitjeje. E patë edhe deklarimin e saj që tha se është artikulim i vet gazetarit.”

Në të vërtetë unë nuk kam çka të deklarojë më shumë. Unë po them se komplet spektri politik po mundohet ta gjejë një objekt qitjeje. Përmes ministres së jashtme po mundohen ta sulmojnë qeverisjen e LVV-së”, tha deputeti Rexhaj.

Më Shumë

Komuna e Dragashit nënshkruan memorandum për menaxhimin e pyllëzimeve në Restelicë

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se sot është nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi për monitorimin dhe menaxhimin e pyllëzimeve dhe infrastrukturës...

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Katër banesa moderne në zonat më të mira të Prizrenit, me mundësi pagese fleksibile në këste. Lokacionet • 3 banesa në lagjen Dardania, rruga kryesore Prizren...

Lajmet e Fundit