Prokuroria në Prizren tregon pse u lirua Faik Fazliu

Ish-kreu i OVL UÇK-së, tani anëtar në kryesinë e kësaj organizate, Faik Fazliu, është liruar pas arrestimit, anipse mbrëmë prokurori kishte urdhëruar masën e ndalimit prej 48-orësh.

Fillimisht lajmin për lirimin e tij e bëri të ditur, kryetari i OVL UÇK-së Faton Klinaku, ndërsa detaje për Gazetën Express ka dhënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Lutfi Morina.

Sipas tij, Faik Fazliun, së pari është dëgjuar më pas për të është vlerësuar që nuk ka rrethana ta mbajnë më tutje në ndalim.

“Po është liruar e kanë dëgjuar të njëjtin dhe kanë vleresuar që nuk ka rrethana ta mbajnë më tutje në ndalim, dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, tha Morina për Gazetën Express.

Tutje i pyetur sesi erdhi deri te ky vendim, pasi për të fillimisht u urdhërua masa e ndalimit prej 48-orësh, Morina tha “e kanë dëgjuar dhe është interesuar për rrethanat, janë sqaruar të gjitha dhe është parë që nuk është e nevojshme të qëndrojë në ndalim”.

Sipas Policisë, Fazliu ishte arrestuar pasi kishte kanosur një zyrtar policor i cili ndodhej në detyrë zyrtare duke asistuar inspektorët e AUV-it në një kafiteri, lidhur me mosrespektimin e masave antiCovid19.

Ndaj Fazliut është iniciuar rasti “Kanosje ndaj personit zyrtar”.

Ndërkaq bashkëshortja e tij, Alketa Gashi-Fazliu, ka deklaruar për Express se policët e kanë rrëzuar përtokë Faikun, për të cilin thotë se nuk ka pasur asnjë reagim ndaj tyre.

Ndërsa IPK-ja nuk ka dhënë deklaratë akoma në rast se ka pasur tejkalim të autorizimeve policore nga ana e zyrtarëve policorë. Mbetet të shihet nëse do të ketë hetime për rastin në fjalë.

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me turneun e veteranëve të futbollit

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit, në stadiumin e qytetit “Përparim Thaqi” është mbajtur Turneu Tradicional i Veteranëve...

Arrestohet një person në Malishevë për dhunë në familje, ishte në gjendje të dehur

Një person është arrestuar në Malishevë nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 qershor 2026,...

Lajmet e Fundit