10.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Limaj uron bashkëvendësit për ditën e çlirimit të Malishevës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, sot ka uruar të gjithë qytetarët e komunës së Malishevës për 16 qershorin – Ditën e Çlirimit dhe Ditën e Dëshmorëve të kësaj komune, nga vjen edhe vet i pari i kësaj partie.

“16 qershori është një ditë tejet e rëndësishme për të gjithë bashkëvendësit e mi të komunës së Malishevës, është Dita e Çlirimit dhe Dita e Dëshmorëve. Është kjo ditë e shënuar, ku ne kujtojmë me shumë krenari kontributin madhor të çdo dëshmori të kombit tonë, që dhanë dhe jetën për çlirimin e Malishevës dhe lirinë e Kosovës”, ka shkruar Limaj.

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, po ashtu ka thënë se, sakrifica e shumë brezave, gjaku i dëshmorëve, mundi i çdo çlirimtari dhe kontributi i një populli të tërë në momentet më jetike për kombin, duhet të jetë motiv dhe udhërrëfyes për të gjithë, që me punë e përkushtim ta forcojmë Kosovën dhe t’i ruajmë vlerat tona kombëtare.

“Urime Dita e Çlirimit dhe Dita e Dëshmorëve të gjithë qytetarëve të Malishevës”, ka shkruar në fund Limaj, përmes një postimi në faqen zyrtare të kësaj partie në Facebook.

Më Shumë

Shtatë nëndegë të PDK-së nga Përdrinia e Prizrenit kërkojnë rikthimin e Fatmir Limajt

Përfaqësues të shtatë nëndegëve të Partia Demokratike e Kosovës nga rajoni i Përdrinisë së Prizrenit ia kanë drejtuar një kërkesë kryetarit të partisë, Bedri...

Persona të maskuar vjedhin rreth 15 mijë euro e thyejnë kamerat e sigurisë në një depo në Dragash

Policia ka njoftuar se persona të maskuar kanë hyrë në një firmë ndërtimore në fshatin Buqe të Dragashit dhe kanë vjedhur rreth 15 mijë...

Lajmet e Fundit