Dy raste pozitive me Covid në Kosovë

Nga 1.328 teste të kryera në 24 orët e fundit, në Kosovë janë regjistruar vetëm dy raste pozitive me COVID-19. Rastet janë nga qyteti i Gjilanit, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë. 

Gjatë kësaj periudhe, nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.

Ndërkohë, janë shëruar 14 persona duke e çuar numrin e të shëruarve në 105.241.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë, 107.655 persona ka rezultuar pozitivë me COVID-19, ndërsa 2.252 persona kanë vdekur.

Rastet aktive në vendin tonë janë 162.

Më Shumë

Bashkimi ruan bërthamën e skuadrës: Vazhdojnë Bunjaku, Zeqiri dhe Shorter

Bashkimi ka njoftuar të premten në mbrëmje vazhdimin e bashkëpunimit me Valon Bunjakun, Lejson Zeqirin dhe Shanon Shorter. Kapiteni Valon Bunjaku ka rinovuar kontratën edhe...

Tejeci: Parku i Inovacionit në Prizren nuk po e përmbush funksionin ekonomik të pritur

Kryetari i Odës së Ndërmarrësve dhe Zejtarëve të Prizrenit, Afrim Tejeci, ka vlerësuar se Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, i promovuar që...

Lajmet e Fundit