25.8 C
Prizren
E diel, 4 Korrik, 2021

Bordi i Telekomit me vendim: Punëtorët e avancuar pa kritere të kthehen në pozitat e më hershme

Bordi i drejtorëve i Telekomi të Kosovës me anë të një e-maili që i ka dërguar personelit, njofton se ka marr disa vendime që lidhen me punësimet dhe të gjeturat e Zyrës së Auditorit për këtë ndërmarrje.

Në letrën e siguruar nga Telegrafi, thuhet se punësimet e viteve 2018 dhe 2019 që nuk kanë kontrata pune pozitën aktuale të kthehen në kontrata bazë.

“Punësimet e vitit 2018 dhe ato të vitit 2019 të cilët/at janë graduar me vendime dhe nuk kanë kontratë pune për pozitën aktuale të kthehen në kontratën bazë të punës. Në të gjitha të gjeturat e ZKA të vitit 2018 dhe ato të vitit 2019 për lëvizje të stafit të cilët/at kanë kaluar prej njërës gradë/pozitë në gradën/pozitën tjetër me vendime deri në një vendim tjetër, të kthehen në kontratën bazë të punës, përjashtim rasteve të degradimeve. Vendimi është bërë i plotfuqishëm dhe ka hyrë në fuqi nga data 18.06.2021”, thuhet në letër.

Po ashtu, aty thuhet se, të gjithë punëtorët e avancuar pa kritere, të evidentuara nga ZKA-ja do t’i pranojnë vendimet për rikthimin e tyre në kontratat e më hershme.

“Bordi i Drejtorëve së bashku me Menaxhmentin e ri të ndërmarrjes janë të fokusuar që të mos lejojë që një praktikë e tillë e anashkalimit të procedurave ligjore dhe administrative të vazhdojë në të ardhmen dhe po ashtu merr vendim që të gjitha shkeljet e kësaj natyre të ngritura nga Auditori i përgjithshëm në vitin 2018 e në vazhdimësi, të shfuqizohen. Me këtë, vendimet për avancime (ri sistemime) të punonjësve pa bazë juridike të lëshuara nga viti 2018 e tutje, shfuqizohen në datën e plotfuqishmërisë së marrjes së vendimit të Bordit të Drejtorëve, që është data 18.06.2021. Të gjithë punëtorët e avancuar pa kritere, të evidentuara nga ZKA do t’i pranojnë vendimet-njoftimet për rikthimin e tyre në kontratën bazë të punës”, vijon vendimi.

Në fund, letra thotë se, “vendim nuk synon atakimin e përgatitjes profesionale të punonjësve por vetëm paligjshmërinë e avancimeve, do të kujdesemi dhe të sigurohemi që në fazën e radhës, në procesin e ristrukturimit, të vendosim komplet rregullin ligjor të zhvillimit profesional të punonjësve në kushte të barabarta”. /Telegrafi/

Më Shumë

Shi e rrufe, moti për sot dhe nesër

Pas këtyre ditëve të nxehta dhe me vapë, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik. Këto masa të...

Këto vende do mbesin pa rrymë sot në Prizren

Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se për shkak të punimeve për siguri të sistemit, që do të zhvillohen...

Aksidenti fatal në autostradën “Ibrahim Rugova”, flet vëllai i viktimës: Shoferin as nuk e fali e as nuk e vras

Një person ka humbur jetën të shtunën pas një aksidenti që ndodhi në autostradën “Ibrahim Rugova”. Viktima është Naser Arifi, nga Bujanoci me vendbanim në...

?Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 245 vjetorin e Pavarësisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë. 4 Korriku shënon 245-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së SHBA-së. Deklarata e Pavarësisë është...

Ministrja Hajdari: Gjykata Komerciale do t’u ofrojë lehtësi investitorëve të huaj

Themelimi i Gjykatës Komerciale do të ndihmojë bizneset në zgjidhjen e mos marrëveshjeve në Kosovë dhe jo të përfundojnë në Gjykatat ndërkombëtare, derisa kjo...

Çka do të ndodhë sot në Prizren

09:00Mbahet Samiti i Arsimit dhe Aftësimit Profesional – VET Sami. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Parku Inovativ, Prizren)     10:00Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa. (Shtëpia...

Zjarr në Sopijë të Suharekës, Muharremaj: Po shkaktohen nga persona të papërgjegjshëm

Një zjarr i madh ka përfshirë një pjesë në fshatin Sopijë të Komunës së Suharekës, shkruan Gazeta Sinjali. Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, ka...

Rexhaj: VV-ja është rritur shumë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka folur sa i përket përçarjeve brenda VV-së, për të cilat thotë se për shkak të anëtarësimeve të...

PDK-ja zgjedh sot kryetarin, Memli Krasniqi kandidati i vetëm

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konventën e dhjetë me radhë, ku do të zgjidhet edhe kryetari i ri i kësaj partie. Konventa...

Shenjat e horoskopit që janë më të vështirat për t’i bërë për vete

Nuk heqin dorë nga kriteret e tyre të larta për asgjë në këtë botë! Ka njerëz që kanë kritere të larta kur gjejnë një partner,...

Në Spitalin e Prizrenit nuk ka as sot pacient me Covid-19

84 pacientë, të dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19, janë duke u trajtuar në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme, sipas...

Historia e vajzës ruse që u dashurua me shqiptarin: Pse braktisa Kanadanë për Shqipërinë

Masha Mezenina është një vajzë ruse me profesion ‘Make up artist’. Në moshë shumë të vogël familja e saj emigroi drejt Kanadas, vendi në...

Qytetari turk arrestohet pas kritikës ndaj Erdoganit

Një zyrtar i partisë kryesore opozitare në Turqi, CHP, ka thënë se kritikimi i partisë në pushtet në Turqi ka rezultuar me ndalimin e...

Kryeziu, PDK: Kemi pritur 2 e më shumë delegatë, kjo tregon joseriozitet!

Anëtari i Këshillit drejtues të PDK-së, Nijazi Kryeziu ka reaguar pasi ish kryetari i kësaj partie, Enver Hoxhaj ka bërë të ditur se nuk...

Vodhi para në një xhami të Prizrenit, dënohet me tri vite burgim

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit  N.H., ai është dënuar me tri vite burgim për kryerjen...

ShBA-ja dorëzon bazën Bagram te forcat afgan

Ushtria amerikane u dorëzoi bazën Bagram forcave afgane të sigurisë, pas gati 20 vjetësh. Baza, e ndërtuar nga sovjetikët, është struktura më e madhe ushtarake...

Lajmet e Fundit