Zyrtare: Milot Rashica transferohet në Premierligë

Milot Rashica do ta vazhdojë karrierën në Premierligë.

Norwich City ka konfirmuar se ka transferuar sulmuesin e Kombëtares së Kosovës nga Werder Bremen.

Klubi anglez, që u rikthyer në Premierligë muaj më parë, ka bërë të ditur se Rashica ka nënshkruar kontratë katër vjeçare, që do ta mbajë në klub deri më 2025.

24-vjeçari i bashkohet Norwich Cityt pas tri sezoneve e gjysmë në Bundesliga te Werder Bremen, ku ka bërë 100 paraqitje dhe ka shënuar 27 gola. /Gazeta Express/

Më Shumë

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

Lajmet e Fundit