9.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Roma afër marrëveshjeve me Granit Xhakën dhe Rui Patricion

Klubi italian, Roma thuhet se është afër të mbyll transferimin e mesfushori të Arsenalit, Granit Xhaka dhe portierit të Wolverhampton Wanderers, Rui Patricio.

Giallorossët kanë emëruar trajner të ri Jose Mourinhon dhe drejtuesit e klubit kanë treguar se janë të interesuar të luftojnë për titull në Serie A.

Emra të njohur janë përfolur tashmë për t’u transferuar në Olimpico me miratimin e Mourinhos.

Dy nga ta vijnë nga kampionati anglez, Liga Premier dhe njihen mirë nga trajneri portugez.

Sipas Sky Sport, Roma po punon për të përfunduar marrëveshjet me portierin Rui Patricio dhe Granit Xhakën në ditët në vijim.

Shqiptari Xhaka thuhet po bën presion për t’u bashkuar me Romën dhe Arsenali po punon për të përfunduar marrëveshjen.

Në anën tjetër, Patricio pritet të largohet nga Wolves dhe të zëvendësohet nga Jose Sa, i cili vjen nga Olympiacosi.

Më Shumë

“Beteja e Koshares” – Quni: Në raport me Serbi gjithmonë krijonim epërsi

Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-Ministri i Mbrojtjes tashmë deputet në Kuvendin e Kosovës, Anton Quni ka dhënë detaje ekskluzive lidhur me Betejën e Kosharës. Quni...

Vjen në jetë vajza e Kiarës dhe Luizit: Fotoja e parë dhe emri i veçantë!

Moderatorja Kiara Tito dhe këngëtari Luiz Ejlli janë bërë prindër për herë të parë. Vajza e tyre ka ardhur në jetë këtë të martë...

Lajmet e Fundit