8.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Macron para takimit me Kurtin: Ftoj Kosovën e Serbinë të angazhohen për gjetjen e një kompromisi në dialog

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, para takimit në Pallatin Elisee në Paris kanë mbajtur një konferencë shtypi.

Gjatë konferencës për medie, Macron ka thënë se do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën, ndërkaq theksoi se fton Kosovën e Serbinë për gjetjen e një kompromisi dhe arritjen e marrëveshjes.

Macron u shpreh se “Kosova si të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, ka një interes për BE-në, si udhëheqësit ashtu edhe populli i saj”.

“Do të keni mbështetjen tonë. Afërsia me BE-në, normalizimi i marrëdhënieve, për zhvillimin e qëndrueshëm, po ashtu me përfaqësuesin Lajçak, sikur një popull me vullnet të madh politik nga ana e të dyja vendeve në fjalë, juve dhe z.Vuçiq. I ftojë Kosovën dhe Serbinë të angazhohen si evropian në arritjen e një marrëveshje, dhe gjetjen e një kompromisi”, u shpreh Macron. /Telegrafi/

Më Shumë

Trepça dhe Bashkimi përballen sërish për titullin e kampionit – ky është orari i finaleve

Trepça dhe Bashkimi do të përballen edhe këtë edicion në finalen e madhe të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, në një rivalitet që tashmë është...

Nis ndërtimi i rrethrrotullimit të ri në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Kanë nisur punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në lagjen "Dardania" të Prizrenit, projekt i cili synon përmirësimin e qarkullimit dhe rritjen e...

Lajmet e Fundit