Shembet ndërtesa 11-katëshe derisa njerëzit po flinin

Një operacion i madh shpëtimi është duke u zhvilluar pasi një kullë 11-katëshe në Miami u shemb pjesërisht në orët e para të këtij mëngjesi.

Nuk dihet se çfarë e shkaktoi shembjen e ndërtesës që quhet Champlain Towers South.

Ekziston frika se shumë njerëz mund të jenë të vdekur ose kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat në Champlain Toëers South pas shembjes, raporton Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Policia konfirmoi që më shumë se 80 njësi, përfshirë Ekipet e Shpëtimit Teknik, ishin në vendin e ngjarjes me ndihmën e departamenteve të tjera të zjarrfikësve.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende ndonjë informacion mbi viktimat e mundshme pasi situata po vazhdon të hetohet.

Gazetari Joel Franco pohoi se departamenti i shpëtimit nga zjarri kishte arritur të shpëtonte disa njerëz nga ndërtesa e shembur.

Më Shumë

Nga 25 korriku, disa zona të Suharekës do të përballen me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., përmes Njësisë në Suharekë, ka njoftuar se duke filluar nga 25 korriku 2026 do të zbatojë reduktime...

Universiteti i Prishtinës hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve në nivelin baçelor dhe master për vitin akademik...

Lajmet e Fundit