12.6 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Detaje të reja rreth shembjes së ndërtesës në Florida

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë çdo të mbijetuar të bllokuar në rrënojat e një ndërtese banimi 12 katëshe të shembur në veri të Miamit.

Të paktën një person është vrarë dhe 99 ende konsiderohen të zhdukur, thonë zyrtarët.

Ndërsa familjet mezi presin lajme, ekipet e kërkimit thonë se ata po punojnë gjatë gjithë kohës dhe mund të dëgjojnë njerëz që janë brenda gërmadhave, transmeton Telegrafi.

Se çfarë e bëri ndërtesën 40-vjeçare të shembet herët në mëngjes të enjten mbetet e paqartë, raporton bbc.

Të paktën 102 persona janë lokalizuar tani, por është e pasigurt sesa ishin në ndërtesë kur ajo u shemb. Dhjetëra të mbijetuar janë nxjerrë nga rrënojat.

Shiu dhe stuhitë e vazhdueshme po komplikojnë më tej një detyrë tashmë të vështirë për ekipet e kërkim-shpëtimit.

Dëshmitarët e përshkruan me skemën e sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 mbi Kullat Binjake në New York. /Telegrafi/

 

 

Më Shumë

Prizren, refuzohet paraburgimi për pesë të arrestuar në rastin e AKK-së

Gjykata Themelore në Prizren ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave të ndaluar në aksionin e...

Nikqi i jep tjetër fitore Lirisë

Liria ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në Raiffeisen Liga e Parë, duke mposhtur në transfertë Kikën me rezultat minimal 0-1, raporton PrizrenPress. Golin...

Lajmet e Fundit