8.1 C
Prizren
E premte, 19 Dhjetor, 2025

Brozovic kërkon rritje gati dyfish të pagës për të vazhduar me Interin

Mesfushori i Interit, Marcelo Brozovic ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Interin dhe reprezentuesi i Kroacisë raportohet se ka kërkuar rritje page për të qëndruar.

La Gazzetta dello Sport raporton se trajneri i ri i Interit, Simone Inzaghi dëshiron ta mbajë Brozovicin dhe klubi shpreson të arrijë një marrëveshje me 28-vjeçarin pas Kampionatit Evropian.

Ish-mesfushori i Dinamo Zagrebit po përgatitet për përballjen me Spanjën në të tetën e finales së Euro 2020 nesër, por e ardhmja e tij me zikaltrit është e pazgjidhur.

Kontrata e tij me Interin skadon në qershor të vitit 2022 dhe “Nerazzurët” mund ta shesin këtë verë dhe ta evitojnë largimin e tij falas në verën tjetër.

 

 

Mesfushori defanziv luajti 33 ndeshje në Serie A edicionin e fundit, duke i ndihmuar Interit në fitimin e titullit pas 11 viteve. Sipas raportit, Brozovic po k?rkonë gjashtë milionë euro në sezon për të vazhduar me të.

Brozovic momentalisht fiton 3.5 milionë euro dhe ka kërkuar rritje page pasi ka kuptuar se Calhanoglu do të fitojë 5 milionë në vit.

Negociatat janë shtyrë deri pas përfundimit të Kampionatit Evropian, por Interi mund të shes kroatin nëse nuk arrihet një marrëveshje. /Gazeta Express/

Më Shumë

Detaje nga përplasja e dy veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”, arrestohet shoferja që dyshohet se e shkaktoi aksidentin

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksidentit të djeshëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, kilometri i 27-të. Policia ka njoftuar se rreth orës 07:47 kishte...

Ardian Krasniqi fiton me nokaut në raundin e pestë

Boksieri me rrënjë nga Kosova, Ardian Krasniqi, ka shënuar fitore të madhe në Stuttgart, duke mposhtur argjentinasin Gaspar Fernandez dhe duke fituar titullin prestigjioz...

Lajmet e Fundit