Komuna e Rahovecit përfiton nga granti i Bankës Botërore 250,000.00 dollarë

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe ministri i MPL-së, Elbert Krasniqi, ka nënshkruar marrëveshje në bazë të cilës komuna e Rahovecit është përfituese në kuadër të projektit “Komunat për të rinjtë në Kosovë”, i cili financohet nga qeveria japoneze përmes Bankës Botërore.

“MPL-ja përmes kësaj marrëveshjeje do të financojë 85 për qind të projektit, pra 250,000.00 dollarë, ndërsa komuna e Rahovecit do të participojë me të paktën 15 për qind – 37,500.00 dollarë”.

“Pavarësisht vështirësive të shkaktuara nga pandemia, unë jam i kënaqur me progresin e bërë deri më tani dhe i gëzohem faktit që si rezultat i performancës së mirë gjatë vitit 2019, kemi arritur të përfitojmë një projekt të tillë që do të mundësojë zhvillimin e aktiviteteve për të përmirësuar jetën e të rinjve dhe grupeve të margjinalizuara!”, ka shkruar Latifi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me ekspozitë artistike të fëmijëve dhe të rinjve

Në kuadër të shënimit të Ditës së Çlirimit të Prizrenit, është organizuar një aktivitet i veçantë artistik ku fëmijë dhe të rinj kanë shprehur...

Komiteti për Komunitete në Prizren trajton mundësitë për të rinjtë në FSK

Në Komunën e Prizrenit është mbajtur mbledhja e rregullt e Komitetit për Komunitete, e udhëhequr nga kryesuesja Sevilay Igci Hapçi. Në takim morën pjesë anëtarët...

Lajmet e Fundit