8.5 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Suharekë, dështon gjykimi ndaj policit të akuzuar për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare

Mungesa e të dëshmitarit Faton Beqiraj ka bërë që të dështoj shqyrtimi gjyqësor në rastin ku zyrtari policor, Xhafer Kabashi po akuzohet për keqtrajtim gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dhe lëndim të lehtë trupor.

Gjykatësi Lavdim Bajraktari ka thënë se dëshmitari Beqiraj ka qenë i ftuar në mënyrë të rregullt, por nuk ka prezantuar dhe mungesën nuk e ka arsyetuar.

Ndaj tij, gjykatësi Bajraktari ka lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në mungesë të kushteve ligjore, seanca u shty, ndërsa e radhës u caktuar më 19 gusht 2021, në ora 09:00.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, i akuzuari Xhafer Kabashi akuzohet se më 28 gusht 2016 rreth orës 11:00 në fshatin Shirokë, Komuna e Suharekës, me dashje e fyen rëndë dinjitetin e tyre dhe keqtrajton fizikisht të dëmtuarit Naser Elshani, të miturin R.E dhe I.V në atë mënyrë që derisa të dëmtuarit Naser dhe R.E ishin duke ecur me bicikleta, fillimisht një polic ju thotë “lëviz më shpejt” i dëmtuari meqenëse kishte qenë invalid nuk kishte mund të ec më shpejt, pastaj i akuzuari Xhafer Kabashi i drejtohet me fjalët ‘a po të thotë me ec” dhe e kap për krahu duke ia përdredhur krahun për ta arrestuar, kështu ofrohet i dëmtuari R.E i cili i thotë policit “mos e nguc babën se është i sëmurë” ku polici Kabashi fëmijën e godet me shuplakë.

Për këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë kryerjes së detyrës zyrtare apo autorizimeve publike” nga neni 198 paragrafi 2 i Kodit Penal.

Sipas pikës së dytë të aktakuzës, po atë ditë i akuzuari Xhafer Kabashi gjatë përleshjes i shkakton lëndime të lehta trupore të dëmtuarit I.V duke e goditur me armë zjarri në pjesën e lartë të kokës.

Për këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor nga neni 188 paragrafi 2 i Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Kurti: Humbja e Asllan Musliut, plagë e rëndë për familjen dhe shoqërinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka realizuar një vizitë ngushëllimi në Prizren tek familja e veteranit të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Asllan Musliu, i...

Aksident tragjik në Prizren: Humb jetën një 29-vjeçar pas përplasjes me motoçikletë

Sot, më datë 19.03.2026, rreth orës 12:10, në rrugën “Transiti i vjetër”, në Prizren është raportuar një aksident trafiku në mes të një motoçiklete,...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit