Maturantët e sivjemë më të mirë se ata të kaluarit

Mbi 16 mijë maturantë, ia dolën t’a kalojnë këtë sfidë, nga 23 mijë sa iu nënshtruan testit.

E sipas kësaj po del që sivjet kalueshmëria është pak më e lartë se ajo e vitit paraprak.

E për shkak të përdorimit të telefonit nga provimi janë larguar 69 nxënës, të cilëve u është anuluar testi, kurse zyrtarët e ministrisë janë duke i vlerësuar raportet e komisioneve në Qendrat e testimit dhe së shpejti pritet të publikohen emrat e administruesve të cilët nuk kanë realizuar detyrën më përgjegjësi dhe ndaj të njëjtëve do të merren masa ligjore.

Afati i dytë i provimit të maturës do të mbahet në fund të muajit gusht, derisa për afatin e parë maturantët e pakënaqur kanë të drejtë tri ditë për të bërë ankesa

Më Shumë

Komuna e Rahovecit kërkon sanimin urgjent të punimeve në rrugën “Xhelal Hajda-Toni”, paralajmëron masa ligjore

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Rahovec ka reaguar ndaj punimeve të kryera pas riasfaltimit të një grope në rrugën “Xhelal Hajda-Toni”, duke i cilësuar...

Policia shqiptoi mbi 2100 gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2173 gjoba për kundërvajtje në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 28 aksidente komunikacioni me...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit