“Piu ujë dhe ra në dysheme”/ Vdekja e 29-vjeçares pesë ditë pasi solli në jetë fëmijën

Për vdekjen e Ardita Muçës, 29-vjeçares, e cila ndërroi jetë pesë ditë pas lindjes së fëmijës së dytë, vetëm një ditë pasi kishte dalë nga Materniteti i Durrësit, familjarët po akuzojnë mjekët.

E reja ndërroi jetë të hënën pasdite derisa ishte duke pirë ujë, ndërsa mjeku u tha familjarëve se pacientja ishte sjellë vonë në spital, duke shtuar se truri i saj nuk ishte furnizuar me oksigjen.

Në dëshminë e familjarëve në polici thuhet: “Lindi me operacion cezarian në datën 30 qershor në Spitalin e Durrësit, pas katër ditësh ka dale nga spitali. Dje pasi ishte takuar me motrën e saj, pasi piu ujë u këput e ra në dysheme.

Ambulanca mbërriti vonë dhe pa pajisjet e duhura. Ekipi që erdhi në banesë bënë procedurën, por kërkuan që të vijë një mjek pasi ata nuk ishin të përgatitur për paciente lehonë. Më vonë erdhi mjeku. Bombola e oksigjenit mbaroi ndërsa e reja në Urgjencë mbërriti me rrahje zemre, por mjekët na thane se truri nuk funksionon pa oksigjen. E keni sjellë vonë na thanë”.

Më Shumë

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Lajmet e Fundit