19.2 C
Prizren
E hënë, 3 Nëntor, 2025

Befason Mavraj, transferohet në Liga 3 të Gjermanisë

Mërgim Mavraj, pas eksperiencës me Greuther Furth në Bundesliga 2, tashmë ka gjetur klubin e ri dhe do të luajë në Liga 3 në Gjermani.

Qendërmbrojtësi, i cili ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit me Shqipërinë dhe ka qenë në “EURO 2016” me kuqezinjtë, është zyrtarizuar te Turgucu Munchen.

“Mërgimi është një lojtar me përvojë dhe cilësitë e tij do na ndihmojnë. Ai është një mbrojtës pozicional, është i fortë në lojën në ajër dhe bën një hapje të mirë të lojës. Mërgimi gjithashtu ka një personalitet të fortë dhe për këtë arsye do të luajë një rol të rëndësishëm në ekipin tonë”, ka thënë drejtori sportiv i Turgucu Munchen, Roman Plesche.

Ndërsa Mwrgim Mavraj ka deklaruar: “Në këtë klub vë re shumë gjëra që kanë dalluar dhe kanë formuar karrierën time. Mund të zgjidhja ndonjë rrugë më të lehtë, por nuk më pëlqen t’i bie shkurt, ashtu sikurse edhe Turgucu Munchen nuk i pëlqen të gjejë rrugën e lehtë. Do punojmë së bashku si komunitet për të arritur te sukses”.

Më Shumë

300 bursa për studentët në Prizren – rritje prej 400% krahasuar me mandatin e kaluar

Një etapë e re për studentët e Prizrenit ka nisur sot me nënshkrimin e marrëveshjeve për bursa për vitin akademik 2025/2026, raporton PrizrenPress. Kryetari i...

Bashkimi – Sigal Prishtina, derbi i të pamposhturve

Java e katërt e ProCredit Superligës premton emocione të mëdha, me kulmin te derbi ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës, dy skuadrave që nuk kanë...

Lajmet e Fundit