Tragjike: Një 23 vjeçar humb jetën në një vetaksident në Prizren, vëllai i tij në gjendje të rëndë

Një 23-vjeçar me inicialet A.R., ka ndërruar jetë si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sonte rreth orës 19:55, në fshatin Lubizhdë të Prizrenit.

Bashkë me të në veturë ka qenë edhe vëllai tij, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të plagëve që ka pësuar në këtë aksident.

Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Policia e rajonit të Prizrenit.

 

“Një vetaksident trafiku rreth orës 19:55 ka ndodhur sonte në fshatin Lubizhdë të Prizrenit. Si pasojë e vetaksidentit një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është lënduar rëndë. Ai është në gjendje të rëndë shëndetësore duke u trajtuar në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit”, thanë nga Policia e Prizrenit për Sinjali.

Më Shumë

Dinamo mposht Lirinë, siguron finalen e barazhit për Superligë

Dinamo ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj Lirisë në ndeshjen e playoffit të Liga e Parë e Kosovës, duke siguruar kështu kualifikimin në barazhin...

LDK në Prizren uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

Dega e LDK-së në Prizren ka zhvilluar një vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku...

Lajmet e Fundit