15 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Komuna e Malishevës ekzekutoi mjetet për 210 nëna që kanë lindur fëmijë

Drejtori për Buxhet dhe Financa në komunën e Malishevës, Valon Mazreku, njoftoi se janë ekzekutuar mjetet në vlerë nga 100 euro edhe për 210 nëna të cilat kanë lindur dhe kanë aplikuar për mbështetje në mjete.

Vlera e mjeteve të ekzekutuara është 21 mijë euro.

Komuna e Malishevës, bazuar në vendimin e Kuvendit të Komunës, për çdo nënë që lind fëmijë, ndanë nga 100 euro dhe kjo përkrahje zbatohet që nga muaji shtator i vitit 2018.

Vlen të theksohet, se gjatë vitit 2021, përkatësisht në muajin prill janë përkrahur 228 nëna dhe tani 210, që i bie se gjatë këtij viti, deri më tani janë përkrahur 438 nëna, apo shprehur në mjete, gjithsejtë janë ekzekutuar 43 mijë e 800 euro.

Më Shumë

Prizren, përkujtohet 27-vjetori i Betejës heroike të Jeshkovës

Në përkujtim të 27-vjetorit të Betejës së Jeshkovës, zyrtarë të ekzekutivit dhe përfaqësues komunalë, së bashku me përfaqësues të organizatave të dala nga lufta...

Prizrenaset të pandalshme – Bashkimi mposht bindshëm Penzën

Skuadra e femrave e Bashkimi ka vazhduar me paraqitje të mira, duke shënuar fitore bindëse ndaj Penzës me rezultat 68:91, raporton PrizrenPress. Ndeshja nisi e...

Lajmet e Fundit