Një raste me Covid-19 në Spitalin e Prizrenit

Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 90 pacientë nga COVID-19.

Siç njofton SHSKUK prej tyre, 44 janë të konfirmuar si COVID-19 pozitivë, 53 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rënduar shëndetësore.

“Në QKUK janë të shtrirë 82 pacientë, 37 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 50 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rënduar shëndetësore. Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 37 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 45 pacientë”, thuhet në njoftim.

Në tre spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 8 pacientë, 7 të konfirmuar pozitivë dhe 3 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Prizrenit, 1 pacient dhe Spitali i Gjilanit, 5 pacientë. /Telegrafi/

Më Shumë

Kultivoheshin në arë me patate, policia zbulon 100 bimë kanabisi në Rahovec

Policia e Kosovës ka zbuluar një numër të madh bimësh të dyshuara narkotike në komunën e Rahovecit. Sipas raportit policor, më 26 maj 2026, rreth...

Iu vra babai në Masakrën e Tusuzit, Islam Thaçi rrëfen tmerrin pas 27 vjetësh

Islam Thaçi, invalid i luftës, ka folur për Masakrën e Tusuzit në 27-vjetorin e shënimit të saj. Në një intervistë për gazetarin korrespodent të “Ora...

Lajmet e Fundit