Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Prizren është revoltuar me gjuhën që kryetari i Komunës Mytaher Haskuka, ka përdorur kundër opozitës në këtë qytet.
Sipas këtij subjekti politik, Haskuka është zgjuar në fund të mandatit për të akuzuar e fyerë opozitën.
Komunikata e plotë e LDK-së në Prizren
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, të cilit më as partia e vet e as bashkëpunëtorët e tij nuk po i besojnë, pas katër vitesh gjum letargjik, është zgjuar në pragë të zgjedhjeve dhe siç thotë populli “me qiri e pishë” po kërkon fajtorë për dështimin total që ka shënuar në qeverisjen e Prizrenit.
Tash, na e paskan fajin opozita, grupet asambleiste..djalli e i biri..e kush jo tjetër, që nuk ka arritur të realizoi asnjë projekt të vetëm për fije me të cilin do të shfaqeshin para prizrenasve.
Kur po e ndjejnë fundin, po tentojnë tu hedhin hi syve; qytetarëve, bizneseve e afaristëve, sikur po bëjnë përpjekje për ta funksionalizuar “Parkun e Biznesit”, por ja se të tjerët po i vëjnë pengesa!
Kryetar Haskuka, populli thotë “katundi që shihet, nuk do kallauz”, pra e vërteta nuk mund të bishtnohet aq kollaj sa kujtoni ju, sepse afaristët vet e edhe qytetarët prizrenas e dinë se lëvizjet që tash po i bëni janë vetëm e vetëm për efekte elektorale.
Nëse se ke ditur, mësoje tani, se askund në botë opozita nuk bartë përgjegjësinë për dështimin e ekzekutivit.
Kush ta ka fajin që si keni numrat në Kuvend? Si ju dukej kur me arrogancë e nënqmim hudhnit tutje partnerët qeverisës ? Ju asnjëherë për katër vite rresht nuk keni qarë kokën as nuk keni bërë përpjekje për të krijuar ura bashkëpunimi?
Pra, ju që keni mbetur fillikat vetëm, që i keni tradhëtuar e mashtruar ata që ju sollën në pushtet, ju që nuk keni asnjë partner, ju që keni ndarë e shkapërderdhur edhe partinë tuaj në “katërqind” copëza, kot akuzoni e sulmoni opozitën , se qytetarët prizrenas u kanë parë sa dembel jeni dhe si e keni quar mandatin duke “mrizuar hijeve”, ua kanë kuptuar hilet tuaja, vjedhjet, mashtrimet, nepotizmin e dallaveret me tender e me punësime dhe mezi po presin tu dërgojnë në shtëpi, sepse Prizreni i bukur nuk e duron se nuk e meriton trajtimin degradues qe i keni bërë.
Kot vajtoni tash, kot mundoheni të hidhni hi syve se dielli nuk mbulohet me shoshë!
Gjithkush mund ta shohi sheshit se si me paditurinë e dembelinë tuaj, e keni shndërruar Prizrenin në gërmadhë të neveritshme e për gjynah!
..dhe që ta dini, ka momente kur ne po ndihemi të turpëruar për paturpësinë tuaj për tu viktimizuar pa shije.
Prandaj, bëhu gati se kjo vjeshtë do ti fiku dritat e do ti lëshoj perdet e cirkut tënd qesharak e të turpshëm katërvjeçar!
Boll ma!