2.2 C
Prizren
E enjte, 29 Janar, 2026

Kandidati i LDK-së për Malishevë: Do te jem befasia e këtyre zgjedhjeve

Hoti duke folur në emisionin “Edicioni Special” tha se qytetarët e Malishevës janë lodhur me keqqeverisje të vazhdueshme dhe tash është radhe e kësaj parite që së bashku me qytetarët e Malishevës të jenë fitues në këto zgjedhje.

“Unë kam qenë kandidat për deputet nga zgjedhjet në vitin 2014 ku i kam pasur diku 4 mijë vota dhe tani garoj më fuqishëm në këto zgjedhje dhe patjetër që do të jam befasia e këtyre zgjedhjeve”, është shprehur Hoti, njofton Klankosova.tv.

Ai tha se në rast se do të zgjedhet në krye të komunës së Malishevës, ai do të jetë transparent më qytetarët e kësaj komune për të gjitha investimet dhe se tani duhet që LDK0ja të dal e para sepse sipas Hotit, ata janë më të mirët në menaxhim.

Më tej, Hoti tha se për qytetin e Malishevës janë duke bërë garë serioze dhe se do ta rrisin numrin e komunave që do t’i fitojnë në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 17 tetor.

“Për Malishevë ne garojmë seriozisht dhe do të jemi befasia e kësaj gare. Gjithsesi do të fitojmë në të gjitha komunat në të cilat momentalisht jemi duke qeverisur dhe do ta rrisim këtë numër në këto zgjedhje”, u shpreh ai.

Më Shumë

Derbi i çikave sot në kryeqytet

Superliga e Femrave në basketboll sjell sot një përballje mjaft tërheqëse, ku KBF Prishtina dhe KBF Bashkimi do të maten mes vete në derbin...

Aksident mes tri automjeteve në Mamushë, lëndohen gjashtë persona

Një aksident trafiku ka ndodhur në Mamushë, ku janë përfshirë tri automjete. Policia ka bërë të ditur se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar...

Lajmet e Fundit