0.4 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Kapen në flagrancë disa emigrantë në Vërmicë, arrestohen shtatë persona

Përmes një komunikate për medie është bërë e ditur se njësitet policore kufitare gjatë vëzhgimit të terrenit në Vërmicë kanë vërejtur lëvizje të dyshimta.

“Aty kanë ardhur gjashtë vetura TAXI, kurse nga shkurret dhe mali kanë dalë dhe kanë hy në automjete disa emigrantë. Patrullat policore që ishin në vëzhgim menjëherë kanë intervenuar dhe gjashtë automjete janë shoqëruar në Stacionin Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Vërmicë”, thuhet në këtë komunikatë.

Për rastin janë njoftuar hetuesit policor të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare-Perëndimi Gjakovë, Drejtoria e Migrimit si dhe prokurori i shtetit.

“Zyrtarë policorë nga Drejtoria për Migrim, kanë filluar sipas procedurave të merren me pesëmbëdhjetë emigrantë të ndaluar në këtë rast”, thekson policia.

Tutje në këtë komunikatë thuhet se pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit shtatë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Më Shumë

Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në orët e hershme të mëngjesit në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë...

Bedri Hamza e nis sot fushatën me tubim në Prizren

Kandidati për kryeministër nga PDK, njëherit Kryetar i kësaj partie, Bedri Hamza, do ta bëjë hapjen e fushatës nga Prizreni.   Tubimi do të mbahet në...

Lajmet e Fundit