8.9 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Çmimi i naftës mbi 70 dollarë, pavarësisht shqetësimeve rreth përhapjes së variantit Delta të COVID-19

Çmimet e naftës mbetën mbi 70 dollarë pas një rënie të mprehtë gjatë javës pasi vendet e prodhuese u pajtuan që nga muaji gusht të rrisin prodhimin dhe për shkak të shqetësimeve se rastet me COVID-19 mund të pengojnë rritjen e kërkesës.

Nafta Brent tregtohej me 73.59 dollarë për fuçi me një humbje prej 0.27 për qind pasi u mbyll me 73.79 dollarë për fuçi. Kurse, nafta amerikane (WTI) tregtohej me 71.67 dollarë për fuçi në të njëjtën kohë me një rënie prej 0.36 për qind pas mbylljes së mëparshme me 71.91 dollarë për fuçi.

Ndërsa shqetësimet rreth perspektivës së rritjes ekonomike dhe kërkesës për naftë vazhdojnë për shkak të valës së re të variantit Delta të virusit COVID-19, çmimet e naftës arritën të mbeten në 70 dollarë përpara mbylljes së javës megjithëse çmimet ranë në nivelin 68 dollarë më herët gjatë javës.

Çmimet gjithashtu patën një ndikim negativ pasi vendet e OPEC+ njoftuan vendimin e tyre për të rritur prodhimin me 400 mijë fuçi që nga gushti, duke shtuar frikën e furnizimit gjatë javës, por ndikimi i tij mbeti i kufizuar

Më Shumë

Gjenden mbetje të eshtrave në Rahovec, dyshohen se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin së paku një personi të zhdukur gjatë luftës, janë gjetur gjatë gërmimeve në Rahovec. Mbetjet eshtërore janë dërguar...

Dogana e Kosovës zbulon 1000 litra etanol në rajonin e Prizrenit – shmangie nga taksat mbi 6 mijë euro

Dogana e Kosovës njofton opinionin publik se sot, në rajonin e Prizrenit, Njësitë Antikontrabandë kanë realizuar dy raste të ndara operative, ku është zbuluar...

Lajmet e Fundit