Kryetari i Rahovecit niset drejt Kroacisë: Do t’u qëndrojmë afër të lënduarve

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka marrë rrugën për në Kroaci ku ka ndodhur aksidenti tragjik me autobus ku humbën jetën 10 udhëtarë shqiptarë dhe 44 mbetën të lënduar.

Latifi ka thënë që aty po shkon me qëllimin që t’u qëndrojë afër personave të lënduar dhe familjarëve të atyre që kanë ndërruar jetë.

“Do të mundohemi që të mbërrijmë sa më shpejt për t’u qëndruar afër të lënduarve dhe atyre që janë në spital dhe shpresoj që ta kapërcejnë me sa më pak pasoja”, ka thënë Latifi për Klanin.

Ndryshe presidentja Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës, ka marrë vendim që nga sot (26 korrik 2021), të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të qytetarëve të Kosovës që humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Kroaci.

Më Shumë

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

Drejt përfundimit restaurimi i “Kazermës së Vjetër” në Prizren, do të shndërrohet në Arkiv Ndërkomunal

Restaurimi i objektit historik “Kazerma e Vjetër” në Prizren po i afrohet përfundimit, ndërsa aktualisht po punohet në detajet e fundit para funksionalizimit të...

Lajmet e Fundit