Asnjë i vdekur dhe 42 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Asnjë person me COVID-19 nuk ka vdekur në 24 orët e fundit në vend.

 

Në ndërkohë, edhe 42 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus nga 2.987 mostra të testuara.

Sot janë shëruar edhe 16 qytetarë, duke e dërguar numrin e përgjithshëm të shëruarve në 105.613.

Në total numri i rasteve aktive në vend është 195.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.199 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 374.190 doza të vaksinës. Deri më sot 117.382 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

 

Më Shumë

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

Totaj priti kryeshefin e ri të “Hidroregjionit Jugor”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi,...

Lajmet e Fundit