15.5 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026

Synimi i Serbisë, një dritare në deti

Shkruan: Fidan Shehu

Gjatë shekullit të XIV Stefan Dushani arriti deri në Durrës me qëllim të vetëm daljen në deti. Plani i tij dështoi për arsyje: Të forcimit të principatave shqiptare dhe më vonë për shkak të pushtimit nga osmanët edhe vetë serbët.

Gjatë vitit 1912 tentuan sërish daljen në deti, por dështuan sepse humbën betejën e Lumës e cila ishte më e përgjakshmja në historinë e luftërave të serbëve kundër shqiptarëve.

Gjatë vitit 1918 krijuan të ashtuquajturën ” Vija strategjike serbe”, ku serbët arritën deri në fshatin Aras të Peshkopisë me qëllim të arritjes deri në Durrës, por si rezultat i luftës së shqiptarëve nën komandën e Elez Isufit serbët u detyruan të zbrapsen dhe dështoi dalja e tyre në deti.

Në vitin 1913 në Konferencën e Londrës me insistimin e Austro-Hungarisë iu ndalohet dalja në deti, ku Shkodra mbetet pjesë e Shqipërisë e cila ndërrohet me Gjakovën duke e marrur këtë të fundit Serbia e asaj kohe.

Gjatë udhëheqjes nga mbreti i shqiptarëve Ahmet Zogu-Zogu I tentuan daljen në deti, por si shpërblim Mbretëria Serbe-Kroate-Sllovene e mori Shën Stefanin që sot gjendet në Maqedoninë Veriore.

Sot qëllimi i Serbisë sërish është dalja e saj në deti, por me forma më të përkryera.

Më Shumë

Në Prizren arrestohet i kërkuari që ishte i dënuar me burg efektiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar një person në Prizren, i cili ishte në kërkim pasi ishte i dënuar me 1...

Në 40-vjetorin e rithemelimit të Komunës së Malishevës, përurohet libri i Fatmir Krasniqit

Në kuadër të shënimit të 40-vjetorit të rithemelimit të Komunës së Malishevës, është përuruar libri i autorit Fatmir Krasniqi, në një aktivitet ku morën...

Lajmet e Fundit