8.1 C
Prizren
E enjte, 2 Prill, 2026

Disa shtëpi e toka përfshihen nga zjarri në Suharekë e Prizren, Policia jep detaje

Disa shtëpi e toka në Suharekë e Prizren janë përfshirë nga zjarri. Lidhur me këto raste, Policia ka dhënë detaje përmes raportit 24 orësh.

Në Mushtisht të Suharekës është përfshirë nga zjarri një shtëpi dhe dy stalla. Shkak për këtë dyshohet të jetë energjia elektrike.

“Fsh.Mushtisht, Suharekë, 05.08.2021-13:30. Raportohet se si pasoj e rrymës elektrikë është përfshi nga zjarri shtëpia e ankuesit mashkull kosovar  dhe më pasë janë përfshi edhe dy stalla të dy ankuesve tjerë meshkuj kosovarë. Ne vendin e ngjarjes kane dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin”, ka njoftuar Policia.

Shkaku i rrymës dyshohet se janë përfshirë nga zjarri edhe dy shtëpi, njëra në Gjinoc e tjetra në Sallagrazhd.

Reklamë

“Fsh.Gjinoc, Suharekë, 05.08.2021-13:30. Raportohet se si pasoj e rrymës elektrikë është përfshi nga zjarri shtëpia e ankuesit mashkull kosovar .Ne vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin”, thuhet në raport.

Në Sallagrazh është përfshirë nga zjarri kulmi i një shtëpie.

“Fsh. Sallagrazhd, Suharekë, 05.08.2021-13:50. Ankuesi mashkull kosovar njofton se si pasoj e rrymës elektrikë është përfshi nga zjarri kulmin i një shtëpi ndihmëse . Në vendin e ngjarjes kane dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin”, ka njofuar Policia.

Ndërkohë në Lubizh të Hasit të Prizrenit janë përfshirë nga zjarri 4-5 hektarë pyll, pronë private dhe shtetërore.

“Fsh.Lubizh e Hasit, Prizren, 05.08.2021-12:45. Raportohet se janë përfshi nga zjarri 4-5 hektar pyll pronë private dhe shtetërore. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin”, thuhet tutje në raport./Gazeta Express

Më Shumë

Mësohet kur do të shpërndahet paga e 13-të

Paga e 13-të do të shpërndahet me datën 31 mars. Kështu ka njoftuar deputeti i LVV-së, Fatos Geci, i cili është edhe anëtar në Komisionin...

27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

Masakra në Pastasellë të Komunës së Rahovecit është një nga masakrat më të tmerrshme që kanë bërë forcat kriminale serbe gjatë luftës së Kosovës...

Lajmet e Fundit